Sukses i madh për Karate Klub “AS” Gjilan, 15 karateistë kalojnë me sukses provimin për breza KYU
Një tjetër arritje e rëndësishme vjen nga Klubi i Karatesë “AS” i Gjilanit, ku 15 karateistë kanë kaluar me sukses të lartë provimin për breza KYU, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe punë të vazhdueshme.
Provimi është vlerësuar nga një komision profesional, i përbërë nga: Fadil Hoti – kryetar, Shkelzen Balaj – anëtar, Fatmir Bunjaku – anëtar dhe Alban Beqiri – Kryetrajner i klubit “AS”
Të gjithë garuesit kanë treguar nivel të lartë përgatitjeje teknike dhe fizike, duke marrë vlerësime pozitive nga komisioni.
Me këtë arritje është shprehur i kënaqur edhe kryetrajneri Alban Beqiri, i cili ka theksuar se puna dhe përkushtimi po japin rezultatet e duhura, duke shtuar se klubi do të vazhdojë edhe më fuqishëm në rrugën e suksesit.
“Me këtë ritëm, vazhdojmë tutje drejt sukseseve edhe më të mëdha”, ka deklaruar Beqiri.
Ky sukses dëshmon edhe një herë se Karate Klubi “AS” po rrit gjenerata të forta sportistësh dhe po kontribuon ndjeshëm në zhvillimin e sportit në Gjilan.

