Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore gjatë një jave kanë shqiptuar 1,648 gjoba në kuadër të planeve operative për siguri në trafik.
Gjatë kësaj periudhe, janë ndërmarrë edhe aktivitetet e mëposhtme: Hetim i 14 aksidenteve me dëme materiale, hetim i 13 aksidenteve me persona të lënduar., shpallja e masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve për 30 ngasës, tërheqja nga komunikacioni e 2 motoçikletave në kuadër të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”, shpërndarja përmes postës e 26 gjobave për kundërvajtje të trafikut rrugor.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
Me fillimin e vitit të ri shkollor, policia është angazhuar me plane shtesë të sigurisë pranë shkollave që gjenden afër rrugëve magjistrale në Bresalc, Radivojc, Partesh dhe Gjilan.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, ndaj policia bën thirrje: respekto rregullat, ruaj fëmijët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.