Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës njëjavore (25 – 31 korrik 2025) ka shqiptuar 1,811 gjoba në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 71 aksidente trafiku, prej tyre: 46 aksidente me dëme materiale dhe 25 aksidente me të lënduar
Po ashtu, ndaj 20 ngasësve janë shqiptuar masa ndalim-drejtimi të mjeteve motorike, për shkak të shkeljeve të rënda.
Këto të dhëna janë bërë publike nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani.
Policia apelon për respektim të rregullave të komunikacionit: ulni shpejtësinë, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurisë dhe respektoni sinjalistikën rrugore.
Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët.