23 vjet prej ndarjes nga jeta të prof. dr. Ruzhdi Kastrati

 

Profesori i Fakultetit të Matematikës, Ramadan Limani, e ka kujtuar me respekt dhe emocione profesor Ruzhdi Kastratin përmes një shkrimi përkujtimor, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e tij akademik.

Sot, më 6 janar 2026, u shënuan 23 vjet prej ndarjes nga jeta të profesorit dhe pedagogut të nderuar të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ruzhdi Kastrati.

Edhe pse vitet po kalojnë, kujtimi për profesor Kastratin mbetet i gjallë te kolegët, studentët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Ai u dallua për përkushtim profesional, korrektësi akademike dhe marrëdhënie të mira me kolegët dhe studentët.

Kontributi i tij shumëvjeçar në Universitetin e Prishtinës, veçanërisht në Departamentin e Matematikës dhe atë të Kimisë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të shumtë.

Përveç në këtë departament, prof Ruzhdiu ka kontribuuar për shumë vite edhe në ish shkollën e lartë pedagogjike në Gjilan, në drejtimin e matematikës dhe është vlerësuar shumë nga kolegët dhe studentët e tij.

Ai  ishte me prejardhje nga Karaqeva e Epërme e Kamenicës.

Personaliteti i profesor Kastratit u karakterizua nga modestia, urtësia, bujaria dhe respekti ndaj të tjerëve, vlera këto që e bënë atë një figurë të respektuar në komunitetin akademik.

Lavdi veprës së prof. dr. Ruzhdi Kastratit dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët