Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vonesat në pagesat e punëtorëve të “Tregut”.
Ai ka theksuar se sot, më 14 gusht, rreth 300 punëtorë ende nuk kanë marrë pagat e tyre, duke e cilësuar këtë situatë si të turpshme dhe të papranueshme.
Gagica ka kërkuar nga institucionet komunale dhe përgjegjësit kompetent të marrin masa të menjëhershme për t’u siguruar që punëtorët të marrin shpërblimin e merituar.
Sipas tij, mosrespektimi i afateve jo vetëm që shkel të drejtat e punëtorëve, por dëmton edhe besimin e qytetarëve në administratë dhe menaxhim.