350 nxënës në Gjilan trajnohen për sigurinë në komunikacion

 

Rreth 350 nxënës të klasave të katërta dhe të pesta nga 8 shkolla fillore të Gjilanit kanë ndjekur trajnimin për sigurinë në komunikacion me temën “Fëmijët miq në komunikacion”.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim vetëdijesimin e fëmijëve për rregullat elementare të qarkullimit rrugor.

Ligjëratat u mbajtën nga Arsim Ibrahimi, inspektor i komunikacionit në komunën e Gjilanit, dhe Adile Shabani, zyrtare policore nga njësiti për komunitete.

Nxënësit u njohën me mënyrën e lëvizjes së sigurt në rrugë, qëndrimin në automjete si pasagjerë dhe hapësirat e duhura për lojë pa rrezikuar jetën.

Trajnimet u zhvilluan në shkollat: “Abaz Ajeti”, “Selami Hallaqi”, “Thimi Mitko”, “Musa Zajmi”, “Rexhep Elmazi”, “Nazmi Hoxha”, “Sadullah Brestovci” dhe “Zija Shemsiu”.

 

 

Shpërndaj me të tjerët