488 bursa për studentët e Komunës së Gjilanit për vitin e ri akademik 2024/25

 

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka ndarë gjithsej 488 bursa për studentët e studimeve themelore dhe master, sipas kategorive: 274 bursa, secila në vlerë prej 60 euro në muaj, për periudhën 01.09.2024 – 30.06.2025, për studentët e Komunës së Gjilanit që studiojnë në universitetet e Kosovës, jashtë territorit të Komunës së Gjilanit; 181 bursa, secila në vlerë prej 40 euro në muaj, për periudhën 01.09.2024 – 30.06.2025, për studentët e Komunës së Gjilanit që studiojnë në universitetet brenda Komunës së Gjilanit dhe 33 bursa, secila në vlerë prej 40 euro në muaj, për periudhën 01.09.2024 – 30.06.2025, për studentët e studimeve master.

Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e studentëve gjilanas dhe lehtësimin e rrugëtimit të tyre akademik.

 

Shpërndaj me të tjerët