51 përfitues të Fondit për Ndërmarrësi në Gjilan

 

Sot janë finalizuar 51 marrëveshje për përfituesit e Fondit për Ndërmarrësi, një nga nismat më të suksesshme lokale në nivel vendi, e dedikuar për të rinjtë dhe gratë e komunës së Gjilanit.

Në total, janë ndarë 181,251.76 euro për këta 51 përfitues, të cilët tashmë do të kenë mundësinë të zhvillojnë idetë dhe bizneset e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili e cilësoi këtë fond si një ndër premtimet e përmbushura të mandatit të tij.

“Fondi për Ndërmarrësi është një nga zotimet tona të realizuara që nga fillimi i mandatit dhe do të vazhdojë me përkushtim edhe gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes sonë,” thuhet në njoftim.

 

 

Shpërndaj me të tjerët