Mobilizimi i shqiptarëve në Ushtrinë Jugosllave në Gjilan e rrethinë më 1945
Shkruan: Emin Selimi
Pjesa e Parë
Pas kapitullimit të Italisë fashiste në territoret të cilat i kishte administruar Italia në Kosovë , Ushtria Jugosllave do të fillojë të ashtuquajturin” spastrim” të territorit nga mbeturinat kundërrevolucionare.( lexo shqiptare).
Kështu autori Ivan Antonovski në publikimin e tijë në Revistën e Enti I Historisë së Kosovës “ KOSOVA” nr. 4 v.1975 me titull Referat “Formimi dhe Zhvillimi I Brigadave të UNQ të Kosovë- Metohisë dhe ndikimi i tyre gjatë luftës nacionalçlirimtare 1941-1945 “ .
Jep të dhëna arkivore e të dokumentuara për veprimet e këtyre brigadave në pastrimin e territorit në Komunën e Gjilanit.
Faqe 28 të revistës “Kosova” thuhet:
“ Lufta kundër forcave kundërrevolucionare në Kosovë – Metohi kanë shpërthyer që me 2 dhjetor 1944.
Njësitet e caktuara për pastrimin e Drenicës nuk kanë hasur në rezistencë të madhe të grupeve armiqësore, të cilat fshehtas dhe të pavërejtura janë fshehur nëpër bodrume,male dhe strehimore tjera, shkathtë mënjanojnë luftimet me njësitë e UNQJ,përveç tjerrash ,njësitë e brigadës 26, divizionit 46 të UNQJ më 2 dhjetor u kacafytën me rreth 300 ballistë te fshati Vërbicë dhe Prroi I Vërbicës ( rajoni I Lipjanit).
Pas luftimeve të gjata forcat armiqësore u detyruan në tërheqje drejt fshatrave të afërta Gadime e Plitkoviq.
Ditën tjetër 3 dhjetor, njësitë e brigadës 27 të divizionit 46 të UNQJ dhe brigada e 2 NQ e Kosovës – Metohisë, në bashkëveprim me një bateri topa, pas luftimeve të ashpra arritën që nga Ferizaji të ndjekin 2000 ballistë të cilët një ditë më parë u futën nga Kaçaniku e Gjilani.
Forcat balliste me këtë rast u hodhën dhe u ndoqën në drejtim të malit Zhegovc, Shar e Jezerc, me humbje rreth 200 të vrarë. Forcat e shpartalluara balliste me këtë rast u ndanë në disa grupe më të vogla dhe u fshehën në fshatrat e afërme, duke mos treguar ndonjë aktivitet të madh. Mandej në Ferizaj formohet Këshilli NQ i qytetit këshilltarët e të cilit u zgjodhën në tubimet e qytetarëve.-
Por pa marrë parasysh jo-aktivitetin e bandave shqiptare nuk duhet harruar se armatimet ndodhën në masa dhe reaksioni nuk është mundur.
Për atë duhet që në sektorë të jemi zgjuar dhe të gatshëm dhe të jenë përherë gati për veprim kundër bandave’’- thuhej mes tjerash, në urdhëresën e Shtabit Operativ të UNQ dhe PO për Kosovë-Metohi të 8 dhjetorit 1944, shtabeve të nën njësive për marrjen e pozicioneve të reja.
( përkthim I E.S. nga gj. serbe)
“ Në bazë të kësaj urdhërese Brigada e 4 e UNQ për Kosov-Metohi do të mbetet në sektorin e deritashëm Gjilan. Shtabi I Brigadës në Gjilan. “

Ky është një dokument për veprimet e Brigadës së 4 në çarmatosjen e popullatës në fshatrat e Gjilanit.
Është një fletë pranimi I lëshuar nga komandanti Sava Ivanoviq ku thuhet: Fletëpranim
Sherif Bektesh-
Dha pushkën talijankë
12 fishekë -edha ( dëftesën E.S.) komandanti i qetës II, Batalioni- I Brigada -IV pirinija Sava Ivanoviq më 5. XII.1944
( Dokument nga arkivi I familjes E.S)
Komandanti Sava Ivanoviq përmendët edhe në librin e Dr. Hakif Bajramit “ Tragjedia e Tivarit”, Prishtinë 1993 , F.170 , në listën e atyre që kishin vrarë shqipëtar pa gjyq gjatë mobilizimit në fshatrat shqiptare më 1945 ndodhët edhe emri i Sava Ivanoviqit.
Çarmatosja dhe krimet ndaj popullatës shqiptare do të vazhdojnë edhe në vazhdim të dhjetorit v.1944 dhe 1945. Ja edhe një dëshmi tjetër nga një brigadë si duket tjetër brigade VII me një komandant shqiptar
Dokument nga arkivi I familjes E.S.
Vetëm pas njëzet dite një njësi qeta III, Batalioni II Brigada VII kësaj radhe me një komandant shqiptar Halil Korisha , për të cilin nuk kam hasur ndonjë informacion.
Me gjasë Brigada e VII duhet të ishte brigadë e UNQ të Shqipërisë që në bashkëpunim me UNQ të Jugosllavisë do ta çlironin Kosovën e Jugosllavinë.
Aktiviteti I Brigadës së IV përmendet edhe në veprën e DR. Fehmi Rexhepi “Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-1945”, Prishtinë 1998, f. 211 thuhët “
Në këtë drejtim u dallua Brigada e Katërt e Kosovës , e cila vetëm gjatë 15 ditëve të qëndrimit në këto anë mobilizoi rreth 600 luftëtar dhe likuidoi me qindra shqiptar të tjerë që i konsideronte për kundërshtar e bashkëpunëtor të forcave nacionaliste.”
Si shihet nga dokumentet Brenda dhjetorit 1944 Sherif Bekteshit ( Selimit) gjyshit tim i janë marrë 3 pushkë.
Represioni I Ushtrisë Jugosllave- komuniste do të vazhdojë me likuidime e veçanërisht përmes mobilizimit të të rinjve shqiptar nga gjithë territori I Kosovës .
Mobilizimi i dhunshëm do të fillojë diku nga Janari i v 1945 dhe do të mobilizohen me mijëra të rinj me qëllim të zbrazjes së Kosovës nga burra të aftë për luftë sepse frikësohej nga organizimi i tyre në rezistencë kundër pushtetit jugosllav- komunist dhe bashkimit me Shqipërinë.
/Pjesa e dytë do të publikohet nesër/
(Autori është profesor i historisë dhe një nga shkruesit e fakteve historike të Monografisë së Gjilanit)

