Rikujtim
Nga Nijazi Musmurati
(Kushtuar dy trimave në 42 vjetorin e rënjes heroike në altarin e lirisë)
Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, dy trimat e pavdekshëm, me aktin e rënjes heroike të tyre në Prishtinë, dridhën themelet e ish Jugosllavisë – të parajsës së vetëquajtur të “Vëllazërim Bashkimit”
Të gjitha ngjarjet e ndodhura të popullit tonë deri më tani nuk kanë ndodhur vetvetiu. Ato kanë patur një shkak apo arësye dhe këto duhet të tregohen apo të shkruhen që të njoftohet opinioni i gjërë e sidomos gjeneratat e reja.
Për të arrirë te kjo ditë që sot ne gëzojmë, përjetojmë dhe frymojmë të lirë, janë bërë shumë sakrifica të njëpasnjëshme – brez pas brezi.
Pa veprimtarinë e pandalur patriotike dhe atdhetare si dhe luftën e zhvilluar titanike të Rexhepit dhe Nuhiut dhe patriotëve e atdhetarëve të tjerë dhe në fund të luftës së UÇK-ës dhe aleatëve tanë e sidomos SHBA-ës as që do të imagjinohej liria e ndodhur dhe e fituar e popullit tonë.
Rexhepi dhe Nuhiu, dy trima ilegal, në banesën e tyre në Prishtinë, kishin lidhë besë e dhënë betim, se ndaj armikut nuk do të ketë më lëmoshë dhe poshtrim, as nënshtrim dhe dorëzim, por luftë dhe vetëm luftë deri në çlirim.
Kjo ishte e vetmja mënyrë dhe zgjidhje, se vetëm me luftë të armatosur do ta detyrojmë armikun shekullor të ikë nga trojet tona kokëulur dhe populli i shumë vuajtur ta përjetoj dhe gëzoj lirinë.
Dashuria për lirinë e atdheut për Rexhepin dhe Nuhiun ishte e shenjtë, më e shtrenjtë se vet jeta e tyre, ishte pasion, djersë, sakrificë, obligim, më e madhe se çdo forcë, ishte detyrë mbi gjitha detyrat dhe kështu Rexhepi dhe Nuhiu natën e acart të 10 dhe 11 Janarit të vitit 1984 në banesën e tyre në Prishtinë, thirrjes së UDB-ës, policisë dhe ushtrisë serbosllave për të u dorëzuar ju përgjigjen me tytën e armëve duke luftuar gjër në agim, duke e njomë tokën me pikën e fundit të gjakut të tyre. Dy trimat luftuan ballë për ballë gjër në agim me armikun gjakatar, ashtu siç kishin vepruar mëheret Oso Kuka e Dedë Gjon Luli, Vojo Kushi e Bajram Curri, tani së fundit trimat e pavdekshëm, lajmtarët e lirisë së Kosovës Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, si dikur Shaqir Grisha! Luftuan dy antarë dhe pjestarë të rinjë të partisë së luftës, dy shokë të pandarë, dy vëllëzër të përqafuar, dy trima të rrethuar por të panënshtruar, dy luftetarë të bashkuar, dy kryengritës të betuar, dy djemë të rinjë dhe dy gjigantë të padorëzuar, dy guximtarë sypatrembur, dy luaj të zemruar, dy veprimtarë të përbetuar, dy patriotë të përkushtuar, dy martir të martirizuar, dy atdhetarë qëndrestarë, dy idealistë ngadhnjimtarë, dy trima fitimtarë që lirinë e dashtën më shumë se jetën e tyre duke i treguar armikut dhe botës mbarë se populli shqiptarë është i vendosur të mos jetojë më i shtypur nën robëri dhe i nëpërkëmbur nën qizmen serbi, por vetëm i lirë dhe në liri, dhe se vatani ka trima dhe djemë të rinjë të cilët janë në gjendje dhe të gatshëm në çdo çast ti falin jetën vendit dhe ti dalin zot atdheut!
Rexhep Malaj jep kushtrim!
O Nuhi o vëllau im!
Bëhu gati t’qajmë rrethim!
T’rrokim armet me nxitim!
Erdhi ora për luftim!
Të tregohesh se je trim!
Kjo është nata për qëndrim!
Është momenti për flijim!
Ndaj armikut s’ka dorzim!
Sonte dasma s’ka mbarim!
Do t’luftojmë gjër n’agim!
T’lidhim besë t’japim betim!
T’ngjeshim armet gjër n’amshim!
T’krisin pushkët pa mbarim!
T’përjetojmë më t’bukurin gëzim!
Të vendosur për një qëllim!
Nuk dorzohen për asnjë çmim!
Nuk durojmë më dot robëri!
E dojmë vendin në liri!
Shkrepin armet me breshëri!
Mbi armikun faqezi!
Për liri e vatan!
Për më t’shtrenjtin ideal!
Ju o trima luftëtarë!
Atdhetarë e guximtarë!
Që punuat pa u ndalë!
Për liri e për atdhe!
Për gëzimin e jetës re!
Ju mëparë pranuat vdekjen!
Neve t’na i dhuroni jetën!
T’jehoj kënga lart në qiell!
Se kjo tokë do jetë e lirë!
Besa besë e fjala fjalë!
Ju o trima u qofshim falë!
Nga kjo luftë e pabarabartë e dy trimave ilegal me një ushtri dhe polici, UDB-bëja kishte rënë në panikë të thellë, duke u sjellë, sorollatë dhe endur poshtë e lart si e humbur dhe duke folur heshturazi mes vete se si është e mundur dy djemë të rinjë t’i këthejnë armën një ushtrie dhe policie të armatosur gjër në dhëmbë!
Këto sorollatje, sjellje dhe veprime të pakontrolluara të kriminelëve gjakpirës dhe të UDB-ahëve të çartur e shpjegojnë mësemiri edhe njerëzit okularë të rastit të cilët atë natë kishin parë mëpërseafërmi nepër qoshe dhe udhëkryqe rrugësh udbashë dhe kriminelë të frustruar tejet mase dhe me sjellje çmendurie për ngjarjen – luftën që ishte duke u zhvilluar apo ndodhur në mes dy trimave të vendosur dhe sypatrembur dhe një ushtrie dhe policie armike, fashiste dhe gjenocidiale!
Kjo luftë e tmershme dhe e pabarabartë e dy trimave atdhetarë, Rexhepit dhe Nuhiut, me një ushtri dhe polici kriminale do të mbetet përgjithmonë në mëndjen dhe zemrën e popullit si akti më i lartë i lavdisë dhe krenarisë dhe heroizëm i përhershëm dhe i pashuar ndër shekuj.
Në Kosovë, nga rënja heroike e trimave lindi madhështia, lavdia dhe krenaria; e për UDB-ën dhe klyshët e tyre ligësia, tradhëtia dhe çmenduria!
E gjithë UDB-ëja bën qudi!
Vallë!
Janë çmendë këta dy djem t’ri!
Të luftojnë me ushtri!
T’shkrepin armet n’polici!
Është më shumë se çmenduri!
Vullneti, deshira, arësyeja dhe dashuria për te qenë të lirë kishte marë dhenë, ishte më e madhe se një ushtri dhe polici armike dhe kët vullnet te qelikët të popullit nuk mund ta thyej më askush!
Nga këtu, nga ky vend kryengritës i ndeshjes dhe përplasjes së trimave me tytën e armëve ndaj armikut të përbetuar shekullor nisi kthesa e madhe shqiptare dhe filloi të iu vie aroma e freskët pranverore lulëkuqeve të Kosovës se liria për popullin e shumëvuajtur dhe të robëruar mori rrugën, kahjen dhe
drejtimin e duhur, se armikun nuk duhet lëmuar më, por duhet këthyer tytën e armes. Nismën, shembullin dhe luftën e tyre heroike për liri, më vonë e vazhduan dhe e përfunduan duke e bërë realitet shokët e idealit të Rexhepit dhe Nuhiut, pjesëtaret dhe luftetarët e pasardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-ës).
Liria e ëndërruar, e munguar, e merituar, e shumëpritur, e shumëkërkuar, dhe e fituar e popullit të Kosovës u shkrua me gjakun e derdhur te dy djemëve të rinjë të Rexhepit dhe Nuhiut dhe më në fund u vulos me gjakun e njomë të vajzave dhe djemve të rreshtuar në rradhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë të tjerëve të cilët bënë sakrifica të njëpasnjëshme ndër breza.
Në saje të te gjitha këtyre vuajtjeve, përpjekjeve dhe luftërave të parreshtura dhe të përgjakshme të popullit tonë të papërkulur por i vendosur deri në fund për ta fituar lirinë dhe e fitoi me bekimin e UÇK-ës dhe aleatëve tanë, sot të gjithë jemi të buzëqeshur dhe të gëzuar, të lumtur dhe të pafrikësuar, të lumtur dhe të çliruar, duke mos e frenuar këngën dhe hapin për të ecur guximshëm dhe sigurt drejt horizonteve dhe fitoreve të reja.
Ranë dy trima për të lindur dymijë të tjerë!
Gjilan, 10.01.2026
(Autori është ish-punonjës i arsimit dhe veprimtar i çështjes kombëtare.)

