Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka kujtuar Masakrën e Reçakut përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare, me rastin e 27-vjetorit të këtij krimi të rëndë kundër njerëzimit.
“Sot u bën 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një krim i rëndë kundër njerëzimit, i kryer nga forcat ushtarake e policore serbe ndaj civilëve të pafajshëm,” ka shkruar Hyseni.
Ai theksoi se kjo ditë shërben për të përkujtuar dhe nderuar martirët që u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë dhe pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre.
Sipas tij, Reçaku mbetet një nga dëshmitë më të rënda të dhunës dhe gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës,” përfundoi kryetari Hyseni.

