“Arka” e Zarbicës, kujtim i mjeshtërisë së drurit të Malësisë

“Arka” e Zarbicës, kujtim i mjeshtërisë së drurit të Malësisë

Arsimtari në pension Ismet Shaban nga Gjilani, me prejardhje nga Malësia e Bujanocit, ka ndarë një foto dhe histori të një pajisjeje druri që quhet “Arkë”, një thesar i vogël i traditës së zonës.

Kjo arkë u gjet në shtëpinë e Lazimit Ganisë nga lagjja “Kishali” në Zarbicë.

Sipas rrëfimit të familjarëve “arka” është shumë e vjetër,  sepse është që nga koha e gjyshërve ttë tyre.

Vjetërsia e saj mund të shkoj deri rreth 100-vjet.
Edhe sot e kësaj dite ende është në shtëpinë e tyre në Zarbicë dhe tregon mjeshtërinë e të parëve tanë.

Pjesa e përparme e saj është gravuar në mënyrë simetrike, duke reflektuar aftësinë artistike dhe përkushtimin e mjeshtrit.

Në Malësinë e Bujanocit, mali ishte i lartë dhe i thellë me shumë male të vogla anësore, dhe i mbushur me lisa të gjatë e të gjerë të llojit ahut, që ofronin material të bollshëm për punime druri.

Druri këtu nuk mungonte kurrë, dhe mjeshtëria ishte pjesë e jetës së përditshme.

Kjo arkë nuk ishte vetëm një mobilie , ajo ruante “qejzët”, kujdesin dhe dashurinë e vajzave të fejuara, dhe mban gjurmët e një kohe kur tradita dhe talenti i dorës ishin të çmuara.

Arka është më shumë se një objekt druri; është një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, një dëshmi e fuqisë krijuese dhe pasurisë kulturore të Malësisë, që na lidh me rrënjët dhe historinë tonë.

Shpërndaj me të tjerët