80 € për çdo nxënës: MASHTI nis subvencionimin për vitin shkollor 2025/26

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se nga sot ka filluar aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.
Për vitin shkollor 2025/2026 do të ndahen: 80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore; 80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për fletoret e punës dhe materialet mësimore.

Tekstet për klasat VI-IX do të përdoren nga gjenerata e kaluar, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016, ashtu si edhe vitin e kaluar.

Procesi i aplikimit këtë vit është më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet e mëparshme. Mjetet do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogaritë bankare të prindërve, pas verifikimit nga shkolla përkatëse.

 

Shpërndaj me të tjerët