Tika takat e Dritës. Aksion me klas, gol me peshë

 

Goli i realizuar në minutën e 73-të nga Arb Manaj shfaqi “tika-takat” e Dritës me një finesë dhe organizim të lartë, duke reflektuar stilin modern të lojës dhe përgatitjen taktike të skuadrës gjilanase.

Aksioni u ndërtua me pasime të shpejta, të sakta dhe lëvizje të menduara mirë, që përfunduan me një finalizim të saktë nga Manaj. Topi qarkulloi me të parën dhe me klas, duke çarë mbrojtjen kundërshtare dhe krijuar hapësirën ideale për gol.

Drita dominoi në shumë segmente të ndeshjes dhe rezultati lehtësisht ka mundur të jetë më i lartë, por në disa raste mungoi qetësia përballë portës.

Megjithatë, loja dha sinjale pozitive, skuadra u shfaq e harmonizuar, e pjekur dhe me potencial real për të vazhduar më tej në garat evropiane.

 

Shpërndaj me të tjerët