Me rritjen e temperaturave, ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike në kuadër të NPL “Tregu” Sh.A. kanë intensifikuar angazhimet dhe kanë shtuar kapacitetet në terren, me qëllim të mirëmbajtjes sa më cilësore të hapësirave publike.
Punëtorët tanë janë të angazhuar çdo ditë në pastrimin, mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambienteve publike, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të mirë për të gjithë qytetarët.
Falënderojmë ekipet tona për përkushtimin dhe punën e palodhur në shërbim të komunitetit.

