MOTI/Diell, mjegull mëngjeseve dhe temperatura deri në 15°C

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E hënë (26 tetor): Mot me diell e vranësira të shpërndara, ku vende-vende mund të ketë edhe riga shiu. Temperaturat lëvizin nga 1–4°C ato minimale deri në 9–12°C ato maksimale, me erë nga veriperëndimi (1–5 m/s).

​E martë (27 tetor): Ditë me diell e vranësira, ndërsa në mëngjes ka mundësi për mjegull. Temperaturat luhaten nga 0–3°C në 11–14°C, me erë nga verilindja (1–4 m/s).

​E mërkurë (28 tetor): Po ashtu mot me diell, vranësira të shpërndara dhe mjegull në orët e para të ditës. Temperaturat do të jenë 0–3°C minimale dhe 10–13°C maksimale, me erë veriperëndimore (1–3 m/s).

E enjte (29 tetor): Mot i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat lëvizin nga 1–3°C deri në 11–14°C, me erë nga veriperëndimi (1–4 m/s).

​E premte (30 tetor): Mbyllet java me mot kryesisht të vranët. Temperaturat minimale rriten lehtë në 1–4°C, ndërsa maksimale kapin 11–15°C, me erë verilindore (1–4 m/s).

Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, por mëngjeset e ftohta kërkojnë veshje më të ngrohtë, veçanërisht për personat me sëmundje kronike.

Ndërkohë, fermerëve u rekomandohet vazhdimi i mbjelljeve vjeshtore ku kushtet e tokës e lejojnë. Indeksi UV mbetet i ulët gjatë gjithë javës.

Shpërndaj me të tjerët