Policia e Gjilanit shkëlqen në garat sportive në nderim të zyrtarëve të rënë në detyrë

Gjilan, 26 tetor 2026 — Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arritur rezultate të shkëlqyera në lojërat sportive të organizuara nga Sindikata e Policisë së Kosovës, të zhvilluara për nder të zyrtarëve policorë që kanë rënë në kryerje të detyrës.

​Gjatë këtyre garave, zyrtarët policorë nga Gjilani dëshmuan përkushtim të lartë, disiplinë dhe përgatitje të shkëlqyer fizike e taktike, duke u shpërblyer me çmimet kryesore në disa disiplina:

​Volejboll: Vendi i parë (Kampionë)

Shenjëtari (Garimi ekipor): Vendi i tretë

​Shenjëtari (Garimi individual): Vendi i parë

​Këto arritje konfirmojnë se, përveç përkushtimit të përditshëm për sigurinë e qytetarëve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbajnë standarde të larta edhe në promovimin e vlerave sportive, disiplinës dhe frymës ekipore.

Shpërndaj me të tjerët