Fanella e re 2025/26. Drita, e veshur për fitore

 

FC Drita përmes një video në faqen e saj zyrtare ka prezantuar fanellën zyrtare për sezonin 2025/26, një dizajn i ri që simbolizon vendosmëri, identitet dhe synim drejt sukseseve të reja. Me moton “Të veshur për fitore”, fanella e re nuk është vetëm një uniformë,  është një deklaratë për qëllimet e klubit në sezonin e ardhshëm.

Dizajni i fanellës sjell një kombinim të elementeve moderne me ngjyrat tradicionale bardhekaltër, duke reflektuar historinë dhe shpirtin luftarak të skuadrës gjilanase.

Prezantimi i fanellës është pritur me entuziazëm nga tifozët, të cilët tashmë presin me padurim fillimin e sezonit të ri, ku Drita synon paraqitje dinjitoze si në garat vendore ashtu edhe ato evropiane.

 

Shpërndaj me të tjerët