A po e kopjojnë kosovarët Shqipërinë?: Zbulohet plantacion kanabisi në Gjilan

 

A po e kopjojnë kosovarët Shqipërinë?: Zbulohet plantacion kanabisi në Gjilan

 

Gjendje ekonomike e rënduar e me kosto e lartë e jetesës e deficit tregtar që pritet të thellohet, ka qytetarë që si duket zgjidhje e shohin veprimtarinë kriminale, transmeton Gazeta Metro.

 

500 rrënjë knabasi sativa u zbuluan në një fshat të Gjilan në një operacion të Policisë së Kosovës këtë të shtunë. Plantacion u përshkrua në komunikatën e Policisë lokacioni i të mbjellave të lëndëve narkotike ilegale.

Katër sera të ndara me 500 bimë në fazë të avancuar zhvillimi përshkruheshin. Një organizim i nivelit profesionist mund të cilësohet, shto edhe ruajtjen e pronës me armë automatike që u gjet dhe konfiksua gjatë bastisjes.

Sipas raportit të policisë tre persona janë arrestuar si të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë sipas procedurës së rregullt. Lënda e ndaluar që u konfiskua do të asgjësohet në koordinim me prokurorinë.

Shqipëria ishte ballafaquar me një valë krimi të këtij lloji që u shtri në të gjithë shoqërinë dhe pasojat i vuajti një kohë të gjatë. Përderisa zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mori hov për të balancuar i Kosovës ka stagnuar që në treg i bie që ka regres. Shto krizën institucionale tani dhe 4 vite keq-qeverisje sipas të gjithë parametrave me një pandemi anash dhe ke një recetë për shthurje./gazetametro.net

 

Shpërndaj me të tjerët