Administrata e Gjilanit diskuton me OSBE-në për çështjet e qytetarëve të Luginës së Preshevës
Në zyrat e Drejtorisë së Administratës së Komunës së Gjilanit është zhvilluar një takim me përfaqësues të OSBE, me në krye z. Ryan C. Scherba.
Takimin e pritën Drejtori i Administratës së Gjilanit, Elbasan Shabani, së bashku me ish-kryetarin e Kuvendit Komunal në Gjilan, Kushtrim Kadriu, si dhe Ardian Foniqi.
Gjatë diskutimeve u trajtuan një sërë temash me interes të përbashkët, ndërsa theks i veçantë iu kushtua çështjeve që lidhen me qytetarët e Luginës së Preshevës, përfshirë problemet e tyre me dokumentacionin dhe qasjen në shërbime administrative.
Palët u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe koordinimit të vazhdueshëm, me synim adresimin më efikas të këtyre problematikave dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

