Kryetari i Komunës së Gjilanit po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.
Në kuadër të kësaj vizite, ai zhvilloi një takim me një afarist të suksesshëm me prejardhje nga Gjilani.
Gjatë qëndrimit në Turqi, kryetari Alban Hyseni, së bashku me kandidatët e Lëvizjes për deputetë, Bajram Mavriqi dhe Albert Selishta, u mikprit nga z. Shaban Sönmez, kryetar i klubit futbollistik Zafer Spor dhe njëherit biznesmen i njohur.
Mikpritja ishte e ngrohtë dhe miqësore, duke dëshmuar lidhjen e fortë të mërgatës me vendlindjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në zhvillimin e Gjilanit.
Kryetari Hyseni falënderoi z. Shaban Sönmez dhe stafin e tij për mikpritjen, respektin e treguar dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen, veçanërisht në fushën e sportit dhe të zhvillimit ekonomik.

