Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar kampin stërvitor të Sport Club Gjilanit në Antalia të Turqisë, ku skuadra po zhvillon përgatitjet për vazhdimin e sezonit garues.
Gjatë vizitës, Ademi u takua me drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe futbollistët, duke i përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në këtë fazë përgatitore.
Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës për klubet kosovare në rrugëtimin e tyre drejt suksesit dhe ngritjes së nivelit të futbollit vendor.
Vizita e kreut të FFK-së shërbeu si motivim shtesë për ekipin gjilanas, i cili po punon me intensitet të lartë në Antalia, me synimin për të arritur objektivat e sezonit dhe për të pasur paraqitje sa më të mira në garat vendore.

