Agim Maliqi zgjidhet drejtor i SHFMU “Fan S. Noli”
Agim Maliqi është zgjedhur drejtor i SHFMU “Fan S. Noli”, në Kamenicë duke marrë drejtimin e institucionit ku ka dhënë kontribut të pandërprerë për më shumë se 37 vite përvojë pune në arsim.
Maliqi është mësimdhënës i Matematikës me përvojë të gjatë profesionale dhe kontribut të çmuar në procesin edukativo-arsimor.
Ai është i njohur për rezultate të theksuara me nxënësit në gara të ndryshme të matematikës, si dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin profesional përmes trajnimeve të shumta, ku për disa programe mban edhe thirrjen e trajnerit.
I njohur për aftësi të mira organizative, Agim Maliqi vlerësohet si organizator i përkushtuar, me qasje serioze, qëndrim dinjitoz dhe profesional në punë, cilësi që pritet t’i reflektojë edhe në rolin e tij të ri drejtues.
Emërimi i tij si drejtor shihet si vazhdimësi e përkushtimit ndaj cilësisë në arsim dhe zhvillimit të mëtejmë të shkollës.

