Zyra për të Rinj, së bashku me N.P. Moravica, organizuan sot një aksion pastrimi përgjatë rrugës Preshevë – Gjilan.
Ky angazhim është shembull i vetëdijes dhe përgjegjësisë për hapësirat tona të përbashkëta.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ambientit të pastër dhe ruajtjen e natyrës.
Këtij aksioni iu bashkëngjit edhe e para e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ndërsa në këtë rrugë, pikërisht mbi Preshevë, ka kohë që krijohet një hapësirë e madhe mbeturinash.