Në një atmosferë plot energji dhe entuziazëm, kryetari i Gjilanit dhe kandidati për mandat të ri, Alban Hyseni, ka mbajtur tubimin qendror në Teatrin e Qytetit, ku u përcoll mesazhi i bashkimit dhe besimit për fitoren e së dielës. “Gjilani është me zemër me Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, deklaroi Hyseni para një salle të mbushur plot me qytetarë, aktivistë dhe përkrahës.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili bashkë me qytetarët e Gjilanit përcollën mesazhin e qartë të fitores dhe të vazhdimit të ndryshimit pozitiv.
“Po e dëshmojmë forcën e vërtetë të këtij qyteti!
Të dielën, bashkë do ta vulosim fitoren,” u shpreh Kurti.
Gjatë ditës, kryetari Alban Hyseni ka takuar personalitete të rëndësishme dhe grupe të caktuara interesi, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e qytetit dhe përkushtimin ndaj projekteve publike.
Atmosfera e ditës u përmbyll me moton që bashkoi të gjithë të pranishmit:
“Jemi bashkë për Gjilanin!”


