Alban Hyseni fiton mandatin e dytë si kryetar i Gjilanit

 

 

Alban Hyseni nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë sërish besimin e qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe do të vazhdojë të udhëheqë komunën edhe për katër vitet e ardhshme.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Hyseni ka siguruar 61.06% të votave, përkatësisht 22,269 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka marrë 38.94% ose 14,203 vota.

Rezultati përbën një diferencë të konsiderueshme, duke pasur parasysh se në raundin e parë Hyseni kishte mbetur jashtë fitores për vetëm 70 vota.

Tani mbetet që kryetari Hyseni të nisë realizimin e projekteve të prezantuara gjatë fushatës dhe t’i japë jetë zotimeve të tij për zhvillimin e Gjilanit.

 

Shpërndaj me të tjerët