Alban Hyseni fton qytetarët në prezantimin e Raportit të Punës për vitin 2025

 

Me moton “Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet që e kanë udhëhequr punën tonë në këtë mandat”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në prezantimin publik të Raportit të Punës për Drejtoritë Komunale për vitin 2025.

Prezantimi do të mbahet sonte (15 korrik), me fillim nga ora 19:30, në ambientet e Parkut “Banja” në Gjilan.

Ky prezantim është pjesë e obligimeve ligjore që dalin nga Ligji për Qeverisje Lokale, sipas të cilit kryetari i komunës është i detyruar të raportojë dy herë në vit për punën e institucionit që drejton.

Kjo ngjarje synon të forcojë lidhjen mes qytetarëve dhe qeverisjes lokale, duke ofruar një pasqyrë të qartë dhe të hapur të punës së bërë gjatë vitit kalendarik.

 

Shpërndaj me të tjerët