Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nisur mëngjesin e sotëm, me një vizitë në shtëpinë më të vjetër të qytetit, nga ku edhe ka përshëndetur me një postim në faqen e tij zyrtare.
“Mirëmëngjesi nga shtëpia më e vjetër në Gjilan! E ndërtuar në shekullin e XIX me gurë, qerpiç e dru, shtëpia e Zekirja Abdullahut mbetet një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore”, ka shkruar Hyseni.

Arkitektura tradicionale, tavanet e punuara me dorë dhe dhomat me oxhakë e bëjnë atë një dëshmi të gjallë të mjeshtërisë së dikurshme. Megjithëse me kalimin e viteve janë bërë disa ndryshime të vogla, shtëpia ka ruajtur origjinalitetin e saj.
Sot ajo është monument i trashëgimisë kulturore në Komunën e Gjilanit dhe simbol i historisë së qytetit.

