Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar festën e fitores sonte në ora 21:30, te Teatri i Qytetit, me mesazhin: “Gjilani nuk lëshon pe!”
“Sonte po shënojmë një fitore të jashtëzakonshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan, si pjesë e fitores së madhe në gjithë Kosovën.
Qytetarët votuan fuqishëm për siguri dhe begati,” ka deklaruar Hyseni.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen festës së fitores, sonte në ora 21:30, te Teatri i Qytetit.

