Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i është drejtuar qytetarëve para Teatrit të Qytetit pak para përfundimit të procesit të votimit, duke i falënderuar për mbështetjen gjatë fushatës njëmujore.
Ai deklaroi se, sipas të dhënave preliminare nga komisionerët dhe trendit të votave të numëruara deri tani, përfshirë edhe votat nga diaspora, del fitues pa pasur nevojë për balotazh.
Hyseni tha se rezultatet përfundimtare janë në përfundim e sipër, por sipas tij, ato vetëm do të konfirmojnë fitoren në raundin e parë.
