Në kuadër të aktiviteteve para balotazhit, kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni , ka zhvilluar disa takime me sektorët e përfaqësuesve të bizneseve lokale, si dhe me punonjësit e punës.
Takimi me mjeshtrin e orëve, Baca Shyqë
Gjatë takimeve me biznes, Hyseni u ndal edhe te baca Shyqë , i cili tash e 57 vjet punon me mjeshtëri dhe përpikëri në Gjilan.
Baca Shyqë është bërë simbol i besueshmërisë për gjilanasit në rregullimin e orëve, një profesion që ka ushtruar me dashuri, përkushtim dhe ndershmëri.
“ Rregullimi i orëve ka qenë gjithmonë pasion i imi”, shprehet ai, duke treguar se nga ky zanat ka jetuar me dinjitet e respektit në qytet.
Tetori – Muaji Rozë
Po ashtu, kryetari Hyseni mori pjesë në panelin e diskutimit për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit , që u mbajt në Shtëpinë e Rinisë në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të Muajit Rozë .
Ngjarja u organizua nga QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në bashkëpunim me Qendrën e Rinisë , ku u theksua rëndësia e kontrollit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor për gratë.
Pas diskutimit, ekipet e QKMF-së dhe të rinjtë organizuan marshin sensibilizues në qytet për të përçuar mesazhin e ndërgjegjësimit..
Kryetari Hyseni falënderoi mjekët, stafin shëndetësor dhe të rinjtë që po e mbajnë gjallë këtë kauzë të rëndësishme për shëndetin dhe jetën.


