Alban Hyseni viziton kompaninë “Vëllezërit Aliu” dhe Toska Electronics

 

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për mandatin e dytë, Alban Hyseni, në kuadër të agjendës së tij për balotazh, ka zhvilluar vizita në disa biznese lokale të qytetit. Fillimisht, ai është pritur në kompaninë “Vëllezërit Aliu”, e cila prej vitesh njihet për profesionalizmin në projektim, ndërtim dhe instalime elektrike e hidraulike.

“Me drejtuesit e kompanisë biseduam për punën e tyre të përditshme, sfidat dhe angazhimin që po tregojnë në çdo projekt për të ndërtuar një Gjilan më funksional e modern,” ka theksuar Hyseni.

Më pas, ai është ndalur në kompaninë Toska Electronics, e cila ka 25 vjet përvojë pune në tregun e pajisjeve elektroshtëpiake. Kjo kompani vlerësohet si një ndër adresat më të besueshme në Gjilan, duke ofruar shitje, transport dhe mbështetje teknike me disa nga brendet më të njohura evropiane e botërore.

“Biznese të tilla janë histori suksesi për qytetin tonë, me përkushtim, inovacion dhe punë të ndershme po e forcojnë ekonominë lokale çdo ditë,” u shpreh Hyseni gjatë vizitave.

Në kuadër të fushatës për balotazh, kandidati i Vetëvendosjes ka theksuar se mbështetja për bizneset lokale do të mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së tij, si bazë e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit në Gjilan.

 

Shpërndaj me të tjerët