Alban Shahiqi me mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Enver Petrovcit

 

Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Enver Petrovci, ka tronditur botën e artit shqiptar.
Figura e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatër, film dhe kulturë, duke u bërë frymëzim për gjenerata të tëra artistësh.

Në mesin e shumë personaliteteve që kanë shprehur dhimbjen e tyre, edhe aktori gjilanas, Alban Shahiqi, ka ndarë një mesazh të ngrohtë dhe plot emocion për profesorin e tij të paharruar:

“Lamtumirë, profesori im, Enver Petrovci.
Ti ishe skena që na mësoi të ecim, fjala që na mësoi të jetojmë.
Sot u nise drejt botës së përtejme, por mësimet e tua s’do të shuhen kurrë.
Do të mbetesh përjetësisht në kujtesën dhe shpirtin tonë.
U prehsh në paqe.”

 

Shpërndaj me të tjerët