Alteco: Kur pasioni dhe korrektësia ndërtojnë një markë

 


Fillimet në Malishevë pas luftës

Alteco është një biznes familjar i tre vëllezërve Selami, Nuhi dhe Nijazi Hurglica nga Malisheva e Gjilanit.

Historia e tyre nisi në vitin 2000, kur Selamiu, i cili punonte në Zvicër dhe kishte përvojë në këtë fushë, investoi në pajisje dhe hapi punishten e parë në shtëpinë e familjes.

Edhe sot ai vazhdon të punojë e të veprojë në këtë sektor në Zvicër.
Alteco sot është shndërruar në një emër të besuar jo vetëm në Gjilan e mbarë Kosovën, por ka edhe klientë të shumtë nga Lugina e Preshevës dhe nga qyetet tjera  në Kosovë.
Kjo e bën historinë e saj edhe më të veçantë, sepse tregon se korrektësia dhe cilësia janë ura që lidhin njerëzit përtej kufijve e dallimeve

Pionierë të rimbushjes së tonerëve në Kosovë
Vëllezërit Hurglica ishin të parët në Kosovë që u morën me riciklim dhe rimbushje të tonerëve për printera dhe fotokopjues.

Për shkak të kërkesës së lartë, ata shpesh punonin deri vonë në mbrëmje për të përmbushur nevojat e klientëve që vinin nga e gjithë Kosova.

Zhvendosja në Gjilan dhe zgjerimi i punës
Me rritjen e kërkesave, në vitin 2011 biznesi u zhvendos në Gjilan. Këtu, Alteco filloi të furnizonte me produkte dhe shërbime institucione të rëndësishme të vendit, si ministritë, komunat, PTK, ATK, spitalet dhe shumë të tjera.

Nga institucionet te klientët privatë
Që nga viti 2018, kompania është orientuar kryesisht drejt klientëve privatë, duke e kanalizuar më mirë punën dhe duke ofruar shërbime cilësore e korrekte.

Përveç rimbushjes së tonerëve dhe servisimit të pajisjeve, Alteco ofron edhe shitjen dhe dhënien me qira të printerave dhe fotokopjuesve.

Bashkëpunim ndërkombëtar dhe cilësi e garantuar
Lënda e parë dikur vinte nga Zvicra, ndërsa sot furnizohet nga kompania amerikane Static Control. Ky bashkëpunim i ka mundësuar biznesit të mbajë standarde të larta dhe cilësi të garantuar.

Sukses, modesti dhe vepra humane
Vëllezërit Hurglica theksojnë se korrektësia dhe cilësia janë çelësi i suksesit. Përveç biznesit, ata janë të njohur edhe për veprat humane, duke dhuruar ndihma për shkolla, xhami dhe familje në nevojë.

Alteco, një biznes familjar i suksesshëm që lidh komunitetet përmes korrektësisë dhe cilësisë

Sot, Alteco përfaqëson shembullin e një biznesi familjar që ka arritur të ndërtojë sukses përmes punës së palodhur, korrektësisë dhe cilësisë së shërbimeve.

Përveç klientëve në Gjilan dhe Kosovë, kompania ka fituar besimin e shumë klientëve nga Lugina e Preshevës dhe komuniteti serb në Kosovë, duke treguar se një biznes i ndërtuar mbi besim dhe profesionalizëm mund të bashkojë njerëzit përtej dallimeve.

Për familjen Hurglica, Alteco nuk është thjesht një biznes, por edhe një mjet për të kontribuar në shoqëri përmes veprave humane dhe mbështetjes së komunitetit.

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët