Ankand humanitar, pikturë për jetimët

 

Një pikturë abstrakte e punuar me pasion nga artisja Arbnora Nasufi po del në ankand humanitar.

Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për renovimin e shtëpisë së Nënës Fetije dhe tre jetimëve që jetojnë në kushte të vështira.

Kjo është bërë e ditur nga Shoqatën “Islamic Relief Kosova

Çdo ngjyrë e kësaj vepre reflekton dashuri, kujdes dhe shpresë për ata që kanë më shumë nevojë.

Ftohen të gjithë dashamirët e artit dhe humanitetit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë për mirëqenien e jetimëve.

Piktura ka dimensione  70×90 cm, e  punuar me teksturë /3D, kurse afati i ankandit është deri më 15 nëntor 2025, ora 16:00

 

Shpërndaj me të tjerët