Ansambli “Gjilani” përfaqëson denjësisht kulturën shqiptare në “Ballkani Fest 2025” në Izmir

 

Ansambli kulturor “Gjilani” po përfaqëson   me sukses Republikën e Kosovës në festivalin ndërkombëtar “Ballkani Fest 2025”, i cili po mbahet në qytetin Izmit të Turqisë. Para një audience të gjerë dhe shumëkombëshe, ansambli nga Gjilani u paraqit me valle dhe kostume tradicionale, duke prezantuar me krenari trashëgiminë kulturore shqiptare.

Takim i ngrohtë me kryetarin e qytetit të Izmirit

Në kuadër të këtij aktiviteti kulturor, përfaqësuesit e Ansamblit “Gjilani” u pritën në një takim miqësor nga Kryetari i qytetit të Izmirit, i cili shprehu respekt dhe mikpritje të ngrohtë për pjesëmarrësit e festivalit. Gjatë këtij takimi, kryetari ndau mirënjohje zyrtare për grupet pjesëmarrëse, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në promovimin e kulturës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Simbolet kombëtare, dhuratë nga Gjilani për Izmirin

Në emër të ansamblit, përfaqësuesit e “Gjilanit” dhuruan me krenari flamurin e Republikës së Kosovës dhe simbolin kombëtar – plisin shqiptar. Këto dhurata u pritën me nderim dhe vlerësim të madh nga Kryetari i Izmirit, si një gjest miqësie e bashkëpunimi kulturor ndërmjet popujve tanë.

Pjesëmarrja në këtë festival përfaqëson jo vetëm artin dhe traditën shqiptare, por edhe vullnetin për thellimin e marrëdhënieve kulturore ndërkombëtare.

Ky aktivitet vazhdon edhe më tej në Turqi, ku Ansambli “Gjilani” do të marrë pjesë në ngjarje të tjera artistike brenda festivalit, duke përfaqësuar me përkushtim kulturën shqiptare.

 

Shpërndaj me të tjerët