Ansambli “Gjilani” rikthehet në vendlindjen e Nuhi Berishës

 

Ansambli “Gjilani” pati nderin të marrë pjesë në fshatin Tugjec të Kamenicës, në kuadër të aktivitetit “Takimet e Vendlindjes”, në vendlindjen e dëshmorit të kombit, Nuhi Berisha, ku shkolla lokale mban me krenari emrin e tij.

Programi i pasur me valle dhe këngë popullore e folklorike riktheu kujtime të bukura për shumë vendas që dikur kishin kaluar rininë e tyre në këtë vend, duke sjellë emocione dhe nostalgji të paharrueshme.

Një pjesëmarrës i aktivitetit tha: “Atmosfera na ktheu në kujtimet e fëmijërisë dhe na bëri të ndjejmë lidhjen tonë të veçantë me vendin e lindjes.”

Një falënderim i veçantë shkon për organizatorët e këtij tubimi për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme në realizimin e këtij aktiviteti të mrekullueshëm.

DCIM101MEDIADJI_0564.JPG

 

 

Shpërndaj me të tjerët