Një nënë nga fshati Shurdhan i Gjilanit po kalon ditë jashtëzakonisht të vështira. Ajo është nënë e një fëmije 3-vjeçar dhe përkujdeset gjithashtu për 3 fëmijët e vëllait të saj, të cilët kanë mbetur jetimë pas vdekjes tragjike të babait të tyre në një aksident.
Sikur kjo të mos mjaftonte, kjo nënë vuan nga kanceri dhe pas dy javësh duhet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent, i cili kushton 6,000 euro, shumë që është e papërballueshme për familjen e saj, e cila aktualisht është pa të ardhura, pasi burri i saj nuk është në punë tash e 4 muaj.
Ajo vetë, përmes një mesazhi të dhimbshëm, apelon për ndihmë:
“Ju lutem, miq dhe dashamirë, kushdo që keni veç pak mëshirë… Unë nuk jam mirë me shëndet dhe më duhet ndihma juaj më shumë se kurrë. Sado pak, një ndihmë e vogël në këto çaste të vështira është shumë për mua. Endem nëpër spitale, herë këtu e herë në Shkup, dhe operacioni është i domosdoshëm. Kushdo që ka zemër, Zoti mos ia humbt kurrë”.
Le të bashkohemi për ta ndihmuar. Çdo ndihmë, sado e vogël, është e çmuar dhe mund të bëjë ndryshim.
Të dhënat për ndihmë:
Emri i përfitueses: Xhemile Buzaki
Numri i xhirollogarisë: 1507030002283835
Banka: Raiffeisen Bank
Kontakti: 044 225 418
Adresa: Fshati Shurdhan, Komuna e Gjilanit
Shpërndajeni këtë apel tek miqtë dhe familjarët tuaj. Ndoshta dikush mund të ndihmojë në kohën më të vështirë. Çdo ndihmë është një hap drejt shpëtimit.