Kandidati për kryetar të komunës nga LDK, Arbër Ismajli, ka prezantuar programin e tij për arsimin përmes fletëpalosjes “Arbëri për Arsimin”.
Në program parashihen disa risi, përfshirë mësimin tërëditor si pilot-projekt në dy shkolla për dy vite, me zgjerim në pesë shkolla të tjera.
Po ashtu, parashihet ndërtimi i tri shkollave të reja, dy në qytet (në lagjen e Fidanishtes dhe te Tregu i Gjelbër) dhe një në fshatin Livoç i Ulët.
Programi përfshin gjithashtu digjitalizimin e shkollave: laboratorë modern, ditar elektronik, tabela të mençura, biblioteka digjitale dhe wi-fi në çdo shkollë.

