Arbër Ismajli përgëzon Dritën për fitoren historike në Irlandë
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga LDK, Arbër R. Ismajli, ka përgëzuar skuadrën e Dritës pas fitores së madhe ndaj ekipit irlandez Shelbourne, në kuadër të UEFA Conference League.
Në reagimin e tij, Ismajli ka vlerësuar se kjo është “fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër”.
“Urime djemve tanë, stafit dhe gjithë tifozëve që kudo janë krenaria e qytetit. Gjilani tanimë po shihet në hartën e Evropës me përplot dinjitet e krenari,” ka shkruar Ismajli.
Ai e ka mbyllur urimin me fjalët:
“Përgjithmonë krenar!”

