Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, në prag të balotazhit të së dielës, ka zhvilluar një takim me komandantin Shefket Musliu dhe ish-luftëtarë të UÇK-së dhe UÇPMB-së.
Takimi është mbajtur në odën e komandantit Musliu, ku Ismajli është pritur në një atmosferë miqësore dhe me përkrahje nga pjesëmarrësit.
Në fjalën e tij, Ismajli ka falënderuar për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë që ka për të përkrahja nga ish-luftëtarët e lirisë.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi dhe nderimi për kontributin e tyre do të jenë pjesë e përhershme e angazhimit të tij politik.
Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve zgjedhore të kandidatit të LDK-së për balotazhin e 9 nëntorit në Komunën e Gjilanit.

