Arbër Pajaziti takohet me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajlin

 

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar një takim me Arbër Ismajlin, kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK-së.

Në postimin e tij, Pajaziti shkruan se ishte kënaqësi të takohej me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij, duke e përshkruar Ismajlin si një personalitet me vlera, njeri human dhe profesionist i përkushtuar, gjithashtu një qytetar i respektuar që gjithmonë qëndron pranë njerëzve.

Ai i uron suksese në këtë rrugëtim politik.

 

Shpërndaj me të tjerët