Mësohet nga mediat shqiptare se ish-trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiji, mund të jetë trajneri i ardhshëm i Tiranës, në rast se Bordi i klubit vendos të shkarkojë italianin Roberto Bordin.
Disfata e fundit e Tiranës, 1-4 ndaj Elbasanit, duket se mund të ketë fundin e periudhës së Bordinit në stolin e bardheblu.
Nuhiji, përveç drejtimit me Gjilanin, ka fituar titullin kampion me Dritën dhe ka drejtuar edhe klubin e madh në Maqedoninë e veriut, Shkëndijën e Tetovës.

