Ardita Ukshini rikandidon për Kuvendin Komunal në Gjilan

 

Ardita Ukshini, aktualisht anëtare e Kuvendit Komunal në Gjilan, do të rikandidojë sërish për asamble në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ku theksoi se Ukshini ishte kandidatja femër më e votuar në zgjedhjet e kaluara.

Ai shtoi se Ardita rikandidon me synimin për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe për të qenë zëri i vajzave, grave, familjeve dhe të gjithë atyre që duan një Gjilan më të drejtë dhe më të afërt me njerëzit.

Postimi përfundon me urimin: “Na priftë e mbara!”.

 

Shpërndaj me të tjerët