Armend Thaci shpallet “Ylli i Javës”, pas paraqitjes së shkëlqyer dhe golit spektakolar

 

Kapiteni i Gjilanit, Armend Thaçi , pas një paraqitje  të shkëlqyer në xhiron e 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës , është shpallur “Ylli i Javës” , kanë bërë të ditur zyrtarët e FFK-së dhe faqja zyrtare e SC Gjilanit.

Paraqitja e Thaçit në derbin lokal ndaj FC Drita , i cili përfundoi me barazim 1:1, u vlerësua maksimalisht nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit .

Kapiteni i “kuqebardhëve” ishte autor i një goli fantastik , që i sigurt Gjilanit një pikë të rëndësishme ndaj rivalëve të qytetit.

Pas pranimit të çmimeve, Thaçi u shpreh i lumtur për këtë, duke theksuar rëndësinë e derbit dhe rolin e tifozëve:

“Derbi i qytetit asesi nuk duhet të humbet dhe jam i lumtur që së paku kemi marrë një pikë. Nuk e kemi nisur mirë kampionatin, ndonëse klubi ka bërë investime dhe ka pasur organizim shumë të mirë. Përgjegjësia ka qenë te ne, futbollistët. Jam shumë i lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’ dhe për të gjithë skuadrën  dhe mbi të gjithë tifozët, sepse kjo ndeshje luhet për ta.”

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët