Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të motoçikletave në Gjilan

 

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm, veprimeve të mirëorganizuara operative dhe punës intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Arrestimi i tyre është bërë pas zhvillimit të procedurave hetimore lidhur me disa raste të vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Gjilanit.

Sipas Policisë, hetuesit kanë siguruar prova të besueshme se të dyshuarit, në periudha të ndryshme kohore dhe me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm, dyshohet se kanë kryer së paku tri raste të vjedhjeve të motoçikletave.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt gjyqësore, me kallëzim penal ndaj të dyshuarve për veprën penale “Vjedhje”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, duke garantuar siguri për qytetarët dhe pronën e tyre.

 

Shpërndaj me të tjerët