Kuzhinieri i njohur kosovar Arsim Kqiku është zgjedhur anëtar i Shoqatës së Kuzhinierëve të Edirnesë në Turqi, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale.
Lajmin për këtë avancim e ka bërë të ditur vetë Kqiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen e tij me fjalët:
“Jam i nderuar që i bashkohem familjes së Shoqatës së Kuzhinierëve të Edirnesë.”
I njohur si maestro i gatimit, Arsim Kqiku është një nga kuzhinierët më të spikatur kosovarë, i cili ka marrë pjesë në gara të njohura ndërkombëtare të gatimit, ku ka shënuar rezultate të larta dhe ka fituar çmime të rëndësishme.
Me punën dhe përkushtimin e tij, ai po e përfaqëson me dinjitet gastronominë kosovare në arenën ndërkombëtare.

