AS Gjilan me 12 medalje në kampionatin  mbarëkombëtar

Klubi i Karatesë AS Gjilan ka fituar 12 medalje në Kampionatin Mbarëkombëtar Shqiptar të mbajtur në Prishtinë.

Karateistët  e trajnerit Albana Beqiri kanë marrë dy të arta, tri të argjendta dhe shtatë të bronzta.

Medaljet e arta i fituan Kiara Beqiri (Kumite) dhe Bora Gagica (Kata); me të argjendta u dekoruan Alnisa Miftari (Kumite), Dimal Lakna (Kata) dhe Erina Sherifi (Kumite); ndërsa me të bronzta u vlerësuan Kan Bunjaku (Kata), Omer Shaqiri (Kumite), Malik Sadiku (Kata), Xhan Ilijazi (Kumite), Erina Sherifi (Open Kumite), Elma Nuredini (Kumite) dhe Dardan Jahiu (Kumite).

Ky rezultat konfirmon sërish AS Gjilanin si një ndër klubet më të suksesshme, që vazhdimisht kthehet me medalje nga garat vendore dhe mbarëkombëtare.

 

Shpërndaj me të tjerët