Atdhedashuria në zemrat e të rinjve, BIK-u në Gjilan shënon 28 Nëntorin me aktivitet edukativ

Atdhedashuria në zemrat e të rinjve, BIK-u në  Gjilan shënon 28 Nëntorin me aktivitet edukativ

Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar – Departamenti i Gruas në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit organizoi një aktivitet edukativ me nxënësit e mësim–besimit, me qëllim të kultivimit të ndjenjës së atdhedashurisë dhe vetëdijes kombëtare.

Gjatë aktivitetit u theksua se dashuria për atdheun është pjesë e natyrshme e besimit, moralit dhe identitetit tonë, ashtu siç dëshmojnë tradita islame, historia kombëtare dhe sakrifica e brezave që luftuan për liri e dinjitet. Nxënësit reflektuan mbi vlerat që simbolizon flamuri, rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe rolin që secili ka në forcimin e shoqërisë dhe përparimin e vendit.

Ky aktivitet u synua ta ndërthurë edukimin fetar me atë qytetar, duke nxitur përgjegjësi, mirësjellje dhe dashuri për atdheun.vlera që e forcojnë kombin, e pasurojnë shpirtin dhe i kontribuojnë shoqërisë sonë në mënyrë të qëndrueshme.

 

Shpërndaj me të tjerët