Atleti Leon Thaçi nënshkruan bursën olimpike për “Los Angeles 2028”

Atleti i Klubit Atletik “Rogana”, Leon Thaçi, ka nënshkruar bursën olimpike për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”, duke filluar kështu një rrugëtim të ri drejt sukseseve të reja sportive.

Gjatë këtij viti, Thaçi ka treguar performancë të shkëlqyeshme me rezultate të larta dhe rekorde shtetërore, si dhe paraqitje të mira në gara ndërkombëtare. Falë këtyre arritjeve, ai është përzgjedhur në listën e bursistëve nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Nga klubi “Rogana” theksojnë se këto suksese nuk do të ishin të mundura pa përkrahjen e sponsorit kryesor “Brickos Shpk”, që ka mbështetur vazhdimisht klubin që nga hyrja në fuqi e ligjit për sponsorizim.

Po ashtu, klubi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me dy sponsorë të rinj, Kofix Shpk dhe Ndërtimi Premium Shpk, për të cilët pritet miratimi i vërtetimeve nga MKRS.

“KA Rogana i uron Leon Thaçit shëndet dhe rrugëtim të mbarë drejt sukseseve të reja. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme sponsorëve tanë, Brickos Shpk, Kofix Shpk dhe Ndërtimi Premium Shpk. Vazhdojmë së bashku për suksese të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Shpërndaj me të tjerët